“Dy mandate të mëdha mund të fitohen nga shqiptarët”, kryetari i Bujanovcit jep shpresën për zgjedhjet në Serbi

“Dy mandate të mëdha mund të fitohen…

Kryetari i Komunës së Bujanovcit , Shaip Kamberi ka dhënë një lajm tepër shpresëdhënës për zgjedhjet që po mbahen në Serbi duke thënë se mund të fitohen dy mandate të mëdha nga partitë shqiptare. Në një intervistë për “Fax News”, zbuloi se çështjet më problematike që duhet të zgjidhjen janë punësimi, arsimi dhe investimi në rajon.

“Dy mandate ka gjasa të mëda të fitohen,. Kjo do të thotë të ketë ngritje të shqiptarëve. Duke marrë parasysh faktin që Serba më 27 futet në një dialog të ri me Kosovën se është në fazën e integrimit europian, të shpresojmë në ndërtimin e një klime të re në Beograd, e cila partitë shqiptare ti trajtojë si partnerë për zgjidhjen e problemeve, jo si element i huaj siç na kanë konsideruar deri tani, edhe pse kemi marrë pjesë dhe kemi pasur një mandat deputeti në parlament.

Çështet që po duam të arrijmë me vite të tëra është participimi jonë në organet shtetërore sepse numri i shqiptarëve që janë të punësuar në organet shtetërore është ose simbolik ose nuk ka. Çështja në përfaqësimin tonë në këto institucione publike është me rëndësi primare për të arritur një bilanc të të punësuarve në një komunë.

Çështjet e arsimit janë gjithashtu problematike, edhe pse ka nisur një proces mes ministrisë së Arsimit dhe asaj të Serbisë që të lejohen 32 tekste për shkollat fillore. Ne kemi akoma probleme të shumta me arsimin e mesëm ku asnjë tekst shkollor nuk e kemi të ri dhe duhet punuar në atë drejtim. Dhe problemin esencial që e kemi në arsim ka të bëjë me mosnjohjen e diplomave që të rinjtë tanë i marrin ën Universitetet e Kosovës. Pra shpresojmë që dialogu i Washingtonit, Samiti i Parisit të japë përgjigje në këto probleme. Çështje tjetër është moszhvillimi ekonomik i rajonit sepse Serbia në asnjë mënyrë nuk e ndihmon zhvillimin ekonomik, nuk përcjell investitorë të huaj në Beograd dhe nuk stimulon për të investuar në rajonin tonë.

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një fond të veçantë për të ndihmuar luginën e Preshevës., biznesin, fermerët dhe në një mënyrë të sigurohet një situatë ku të rinjtë shqiptarë ta shohë të ardhmen më të ndritshme se sa është në këto momente”, tha Kamberi.|Burimi |faxweb.al

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/264986577903881/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit