Dy muaj luftë me Covid-19, ndërron jetë Ylli Tare

Dy muaj luftë me Covid-19, ndërron jetë…

Një lajm i trishtë vjen nga futbolli. Pas dy muajsh lufte me Covid-19, ka ndërruar jetë Ylli Tare, ish-drejtor i Qendrës se Grumbullimit te Ekipeve Kombëtare dhe drejtor i Stadiumit Kombëtar dhe një nga zyrtarët më të respektuar dhe të njohur të sportit dhe futbollit shqiptar. Këtë lajm e kanë bërë të ditur të afërm të tij të cilët janë shprehur se ai do t’i mungojë futbollit dhe sportit shqiptar.

Lajm i trishtë:

Një tjetër humbje e dhimbshme ne luftën me Covid 19. Ndahet nga jeta ne moshën 77 vjeçare Ylli Tare, një zyrtar i njohur dhe i respektuar ne shërbim te sportit dhe futbollit. Pas dy muajsh lufte me sëmundjen, zemra e tij pushoi se rrahuri. Ylli Tare ka qene një nder zyrtaret me te njohur, me një kontribut te jashtëzakonshëm ne sportin shqiptar nder vite. Komuniteti i futbollit dhe i sportit, do ta ndjeje thelle humbjen e tij dhe do ta kujtoje gjithmonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit