Dy parashutistët përplasen me njëri-tjetrin në Kosovë, ndërron jetë 27-vjeçari

Dy parashutistët përplasen me njëri-tjetrin në Kosovë,…

Dy parashutistë, një 27 vjeç dhe tjetra 23 vjeçe, janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë kohës së uljes dhe për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Korish të komunës së Prizrenit. Policia e Kosovës bën të ditur se i riu ka ndërruar jetë në spital rreth orës 08:00 të mbrëmjes së djeshme.

“Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korish të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G. I lënduari mashkull ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK”, -thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren.

“KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit