Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë vendosjen e dy pengesave prej betoni mbi asfalt, pranë hotel Leonardo, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Sipas qytetarit, pengesat janë vendosur nga një subjekt privat dhe kanë një lartësi rreth 12 centimetra, duke u kthyer nërrezik për automjetet që kalojnë në këtë aks rrugor.
“Kalova sot aty dhe dëmtova makinën. Janë dy pengesa betoni mbi asfalt, të vendosura nga privati. Nuk e di saktësishtkur janë vendosur, por besoj se janë bërë këtë verë”, shprehet qytetari.
Ai ngre shqetësimin për ligjshmërinë e këtyre ndërhyrjeve në rrugë dhe kërkon verifikimin nga institucionet përgjegjëse,për të sqaruar nëse vendosja e tyre është bërë me leje dhe në përputhje me rregullat në fuqi.
Qytetari kërkon marrjen e masave për të shmangur dëmtimin e automjeteve dhe rrezikun për përdoruesit e rrugës.