Dy persona në Durrës dhunojnë punonjësit e policisë

Dy persona në Durrës dhunojnë punonjësit e…

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas me iniciale SH.M. dhe I.SH. Njëri 37 vjeç dhe tjetri 51 vjeç. kanë kundërshtuar e më pas kanë goditur dy punonjës policie gjatë shoqërimit të tyre në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasit:

-Sh. M., 37 vjeç dhe I. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit