Dy pika kufitare me Serbinë vijojnë të mbyllura, Rojeviq: Bllokada do të zgjasë derisa të ...

Dy pika kufitare me Serbinë vijojnë të…

Vazhdojnë të jenë të mbyllura dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, këtë e ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas mediave kosovare fillimisht u mbyll pikëkalimi në Bërnjak. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça, tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët,

Ai tregoi se një familje kosovare që po udhëtonte për në Gjermani tregoi se është kthyer prapa me forcë.

“Pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë. Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”, ka shkruar mbrëmë ministri Sveçla.

Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se bllokada do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu bëri me dije se i kërkojmë KFOR-i kontrollin e veriut të Kosovës.

 “Bllokada do të fillojë në orën 18:00 të 6 shtatorit dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, kishte thënë ai.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i bëri thirrje shtetasve të Kosovës dhe mërgatës kosovare t’i shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit