Dy rinjtë zihen me kaçavida në Elbasan për një vajzë, njëri përfundon në spital

Dy rinjtë zihen me kaçavida në Elbasan…

Dy të rinj në qytetin e Elbasanit janë konfliktuar me mjete të ftohta mbrëmjen e kësaj të enjte. Sipas raportimeve të rinjtë janë zënë me kaçavida me njëri-tjetrin pas një sherri banal mes tyre.

Dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një vajzë, si pasojë e xhelozisë. Nga konflikti ka mbetur i plagosur njëri prej të rinjve, i cili është dërguar në spitalin e qytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se njëri nga të rinjtë ka pësuar plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë në spital, ndërkohë mësohet policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të plagosjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit