Dy shpërthime në varrin e gjeneralit iranian, vriten mbi 100 persona, shumë të tjerë të plagosur

Dy shpërthime në varrin e gjeneralit iranian,…

Të paktën 103 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga dy shpërthime bombash pranë varrit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij nga SHBA. Televizioni shtetëror iranian raportoi një shpërthim të parë dhe më pas një tjetër gjatë ceremonisë në varresat e qytetit Kerman.

Televizioni shtetëror tha se të paktën 103 njerëz ishin vrarë dhe 211 të tjerë u plagosën, duke e bërë atë një nga sulmet më të këqija në Iran, i cili është përballur me incidente të ngjashme në të kaluarën nga grupe të ndryshme, përfshirë Shtetin Islamik. Askush nuk mori përgjegjësinë për shpërthimet e së mërkurës.

Incidenti i së mërkurës vjen në mes të tensioneve të shtuara në rajon pasi nënkryetari i grupit palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas, u vra në një sulm izraelit me dron në Liban. Kjo situatë ka sjellë edhe frikë për përshkallëzim të konflikteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit