Dy shqiptarë dhe një grek rrahin barbarisht indianin

Dy shqiptarë dhe një grek rrahin barbarisht…

 

 

Policia greke ka arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një grek, të dyshuar për përfshirjen në një sulm të dhunshëm ndaj një shtetasi indian në qytetin e Thivës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e konfliktit.

 

Sipas raportimeve të mediave greke, incidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 në rrugën Dirkis. Tre të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën, e cila pas goditjeve është larguar nga vendi i ngjarjes, duke tentuar të kërkojë ndihmë.

 

Por sulmi nuk ka përfunduar aty. Të dyshuarit dyshohet se e kanë ndjekur dhe kanë vijuar ta godasin edhe në një tjetër pjesë të qytetit. Policia ka ndërhyrë duke bërë arrestimin e dy shqiptarëve dhe shtetasit grek, ndërsa vijojnë procedurat hetimore për përcaktimin e përgjegjësive dhe rrethanave të plota të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit