Dy shqiptarët me kancer arrijnë të mposhtin luftën me COVID-19

Dy shqiptarët me kancer arrijnë të mposhtin…

Mjekësia po pretendon se Covid-19 është një virus që përbën rrezik, sidomos për personat kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu, në Shqipëri dhe Kosovë, shumë prej atyre që ndodhen në spitalet infektive përkatëse, kanë disa sëmundje.

Por një lajm pozitiv vjen nga dy pacientë, të cilët ishin pozitiv me koronavirus e njëkohësisht luftonin edhe me kancerin.

Në repartin e Onkologjisë në Kosovë, po trajtohen disa pacientë të infektuar me Covid-19.

Drejtori i Klinikës, Ilir Kurtishi, ka folur për gjendjen e pacientëve në këtë repart.

Sipas tij, për shkak të pandemisë janë shtyrë rastet që kanë nevojë për operim, sa i përket tumoreve.

Sipas Kurtishit, pacientët me kancer të lukthit dhe pankreasit, ishin më të prekurit nga ky virus.

Ditët e fundit, nga kjo klinikë rezultuan pozitiv me koronavirus edhe dy mjekë që aktualisht janë në vetëizolim.

Por mësohet se gjendja e tyre është më mirë./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit