Dy standarde për shembjet, Teatri u pastrua brenda javës, inertet e "Sami Frashërit" ende në mes të qytetit

Dy standarde për shembjet, Teatri u pastrua…

Ka kaluar një muaj nga shembja e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe Bashkia ende nuk i ka pastruar inertet e kësaj godine, ndërsa në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar shembja dhe pastrimi u realizuan brenda një jave.

Duket sikur Tirana është kthyer në një grumbull të madh inertesh. Diku rrënoja të papastruara, e diku tjetër godina që shemben.

Rrënojat e gjimnazit “Sami Frashëri” nuk janë pastruar ende, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar që në shtatorin e vitit të ardhshëm  ky gjimnaz do të hapë dyert për nxënësit.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, kësaj shkolle ju vu shiriti dhe ju la kohë që të zbrazej nga të gjitha pajisjet.

Por me Teatrin Kombëtar nuk u ndoq e njëjta procedurë. Bashkia e Tiranës nxitimthi e shembi e po ashtu i pastroi inertet.  Mediat dhe qytetarët nuk u lejuan të afroheshin në perimetrin e tij, sikur nën rrënoja të fshihej diçka.

Pavarësisht se Teatri tashmë është varrosur në landfillin e Sharrës,  në këtë perimetër gjen ende sende me vlerë të këtij Teatri. Postera apo edhe CD me shfaqe të luajtura në Teatrin Kombëtar.

“Ata që kanë mbetur nga teatri janë elementë të ndërtimit të tij, por ajo që më pëlqen është një CD me titullin e një drame, “Hijet e Natës” dhe për ironi të fatit lidhet shumë bukur me hijet e natës të datës 17 maj në 4 të mëngjesit”

Tashmë po kryhet rrethimi i zonës që dikur ka qenë Teatri, ndërsa të pamposhtura duken se kanë mbetur pishat, një lule dhe stoli që në 2 vite e gjysmë ka dëgjuar bisedat e artistëve dhe aktivistëve.

/Oranews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit