Dy sulme të njëpasnjëshme drejt Gazës, 18 fëmijë humbën jetën

Dy sulme të njëpasnjëshme drejt Gazës, 18…

Dy sulme të njëpasnjëshme kanë goditur qyetin jugor të Gazës, Rafah, duke shënuar 22 viktima, 18 prej të cilëve fëmijë.

Sulmi i parë izraelit në Rafah vrau një burrë, gruan e tij shtatzënë dhe fëmijën e tyre 3-vjeçar, ndërsa sulmi i dytë vrau 17 fëmijë dhe dy gra nga një familje e madhe.

Pavarësisht thirrjeve për përmbajtje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli është zotuar se do të zgjerojë ofensivën e saj tokësore kundër grupit militant Hamas në qytetin në kufi me Egjiptin.

Pothuajse çdo ditë në Rafah Izraeli ka kryer sulme ajrore, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës ka kërkuar strehim nga luftimet diku tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit