Dy të arrestuar për sulmin e hotelit në Tushemisht, njëri shok i Orges Bilbilit

Dy të arrestuar për sulmin e hotelit…

Kapen në Tiranë dy perona të tjerë që kanë lidhje me të shtënat me armë ndaj hotelit në Drilon.

Mësohet se ata janë ndaluar në Tiranë nga policia, ndërkohë që deri më tani janë ndaluar 7 persona në total në lidhje me ngjarjen.

Të arrestuarit janë Meard Berberi dhe Anterio Kaloshi. Ky i fundit është shoku i Orges Bilbilit i cili u arrestua pak kohë më parë pasi u plagos nga efektivi i policisë ‘Shqiponja’.

Ata janë kapur në Qesarake dhe kanë qenë të armatosur. Ka dyshime se dhe Kaloshi është përfshirë në ngjarjen e Tushemishtit, por njëkohësisht ndodhej në kërkim për disa ngjarje në Lushnje.

Kaloshi është dhe personi që ka marrë me qira banesën ku jetonte Orges Bilbili në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë u shënua më 8 gusht 2020 ndërsa të njëjtët autorë kishin shkuar po në këtë hotel edhe më 1 gusht.

Ata qëlluan breshëri automatiku drejt hotelit duke rrezikuar jetën e familjes së pronarit të hotelit por dhe të turistëve që ishin atje.

Ndërkohë, më herët janë arrestuar organizatori dhe bashkëpunëtorët që qëlluan me kallashnikov drejt hotel “Voloreka” në Drilon të Pogradecit.

Në pranga kanë rënë një 52 vjeçar, i cili dyshohet se është organizatori i sulmit.

Ilir Berberi me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara” Informon policia.

Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë: Ilir Meçolli 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhiaj 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Ndërsa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi edhe ky i dyshuar si pjesë e sulmit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit