SI SOT/ Dy të mitur u aksidentuan në Megatek! Pse nuk hetohet kunati i Bashës, Dionis Teqja?

SI SOT/ Dy të mitur u aksidentuan…

Katër vite pas aksidentit të rëndë në qendrën tregtare Megatek, drejtësia vijon t’u detyrohet përgjigje shqiptarëve. Më 10 korrik 2022, dy të miturit E.A. (16 vjeç) dhe K.D. (17 vjeç) ranë nga rreth 12 metra lartësi teksa punonin te Megatek e Dionis Teqjas, ushtarit të kunatit të Bashës Erion Isufit, ndonëse ligji ndalon punësimin e të miturve në punë të rënda.

Të miturit u tranaportuan fillimisht në spitalin privat të Klodian Allajbeut, Hygeia që ngjarja të shpëtonte pa u bërë publike, njëkohësisht ortaku i Arbër Teqjas në resortin Equos e më pas tek Trauma.

Katër vite më vonë, pyetja mbetet e njëjtë, kush mbajti përgjegjësi reale?

Në qendër të debatit publik kanë qenë emrat e Dionis Teqjas, Megatek, Arbër Teqjas, resortit Equos, Erion Isufit, Oliver Shtyllës, kompanisë “Grin” dhe “Albanian Company of General Services”, të përmendur në raportimet dhe akuzat e bëra në atë kohë.

Teqja nuk është vetëm kamuflimi i Isufit në qendrën tregtare por edhe në aferën 430 MLN € të inceneratorëve. Në kohën kur Lulzim Basha ka qenë kryetar bashkie i Tiranës ka kontraktuar kompaninë “Grin” për diferencimin e mbetjeve për riciklim në Sharrë. Zotërues i kësaj kompanie është Oliver Shtylla.

Mbetjet që ky i fundit do diferenconte do ricikloheshin nga Dionis Teqja me kompaninë e tij “Albanian Company of General Services”. Fakti qesharak deri në ironi është se në këshillin mbikëqyrës të kësaj kompanie ishte Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, i cili në të njëjtën kohë ishte edhe tek bordi i Megatek ku Oliver Shtylla ishte i punësuar.

Po aq të forta kanë qenë edhe pyetjet për rolin e Policisë së Shtetit, Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe institucioneve të tjera, të cilat u akuzuan se nuk dhanë shpjegime të plota dhe nuk vepruan me transparencën që kërkonte një ngjarje kaq e rëndë. A u hetua deri në fund zinxhiri i përgjegjësisë, apo gjithçka u mbyll me procedimin e një magazinieri, ndërsa përgjegjësit në nivele drejtuese mbetën të paprekur?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit