Dy të rinj shqiptarë në Greqi grabisin me armë një pikë lojërash fati

Dy të rinj shqiptarë në Greqi grabisin…

Policia greke ka arrestuar dy të rinj shqiptar. Ata janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë grabitur një pikë lojërash fati.

Sipas mediave greke mësohet se grabitja ka ndodhur në rrugën “Gounari” në Glifadha, ku dy shqiptarët kanë kërcënuar me armë punonjësen 44-vjeçare të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.

Sipas mediave greke, bëhet e ditur se Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur informacione për automjetin me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë. Të arrestuarit janë të moshës 23 dhe 26 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit