Një qytetar nga Tirana ka denoncuar në redaksinë tonë një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur ditën e djeshme. Ai tregon se i është vjedhur biçikleta në zonën e Ferit Xhajkos, pranë ish-Uzinës Dinamo, ndërsa gjithçka është fiksuar në kamerat e sigurisë.
Nga pamjet filmike të siguruara duket qartë momenti kur dy djem afrohen pranë vendit ku ishte lënë biçikleta, e marrin dhe largohen shpejt nga vendngjarja.
I indinjuar nga kjo ngjarje, qytetari i drejtohet personave që kanë marrë biçikletën duke bërë një thirrje të prerë: që ajo t’i kthehet menjëherë tek i zoti. Sipas tij, është më mirë që gjithçka të zgjidhet me të mirë, përpara se çështja të përshkallëzohet më tej.
Kjo ngjarje nuk është e para që ndodh në kryeqytet. Vjedhjet e biçikletave dhe mjeteve të ngjashme janë shndërruar në një fenomen shqetësues, sidomos në Tiranë, ku qytetarët ankohen se shpesh mbeten pa mjetet e tyre të transportit pavarësisht se i lënë të sigurta.
Apeli i denoncuesit është i qartë: biçikleta të kthehet sa më parë tek i zoti, përndryshe pasojat i njohin vetë ata që e morën.
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/rUanZ6zKeo8″ title=”Dy të rinjtë i vodhën biçikletën, qytetari: Kthejeni se i dini pasojat” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>