Dy të rinjtë tentojnë të përdhunojnë 23-vjeçaren në Durrës

Dy të rinjtë tentojnë të përdhunojnë 23-vjeçaren…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Policia ka arrestuar një 16-vjeçar dhe një 23-vjeçar.

Dyshohet se këta të fundit kanë tentuar të përdhunojnë një 23-vjeçare në zonën e Plazhit në Durrës. 23-vjeçari me iniciale S. C., është emër i njohur për policinë, pasi ka qenë arrestuar edhe më parë.I mituri është shtetasi me iniciale A. Sh., 16 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit