Dy tërmete të njëpasnjëshme në Durrës, banorët të frikësuar: Zgjatën disa sekonda

Dy tërmete të njëpasnjëshme në Durrës, banorët…

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë lëkundur Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas faqes europiane për tërmetet, brenda 40 minutave kanë janë ndjer dy lëkundje mesatare. E para ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka rënë në orën 04.07, ndërsa tërmeti i dytë që ka qenë dhe më i fortë, ka pasur magnitudë 3.5 dhe ka rënë në orën 04.50.

Këto lëkundje të mëngjesit të sotëm kanë frikësuar banorët, duke u rikthyer atyre ankthin dhe frikën që përjetuan në 26 Nëntor 2019.

Disa nga përjetimet e banorëve, në faqen europiane për tërmetete – EMSC:

“Zoti na ruajt, per fat sonte me doli gjumi qe nga ora 01, dhe I ndjeva te dy po ky ishte shum ma I fort”

“Ishte me shumë se 3.5”

“U ndje shumë .. zgjati ca sekonda ….. Allahu na rujt ….”

“U ndje u tunte divani”

“Shumë me i fortë se 3.5”

“E tundi ne Durres”

“U ndje sikur te ishte me shum se 3.5”

“O zoooot…prapppp”

Screenshot_1.jpg

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit