Dy turiste përleshen në Lukovë, njëra përfundon në Spitalin Psikiatrik të Vlorës

Dy turiste përleshen në Lukovë, njëra përfundon…

Një sherr që ka përfunduar në përplasje fizike ka ndodhur ditën e sotme në Lukovë. Dy turiste njëra gjermane dhe tjetra amerikane janë përplasu fizikisht pas një konflikti të çastit. 60-vjeçarja nga Gjermania ka shtyrë nga shkallët54-vjeçaren nga Amerika. Kjo e fundit është dërguar në spital për ndihme mjekësore, ndërsa turistja gjermane, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është shoqëruar për në spitalin psikiatrik të Vlorës.

“Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës”,- thuhet në njoftimin e Policisë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit