Dy vëllezërit në Fier divorcohen nga gratë, 6 fëmijët e tyre të ngujuar në shtëpi

Dy vëllezërit në Fier divorcohen nga gratë,…

6 fëmijë të vegjël janë ngujuar prej 6 muajsh në shtëpinë e tyre në Levan të Fierit. Vëllezërit Ilir dhe Lefter Hila, janë divorcuar dhe fëmijët e tyre janë ngujuar në shtëpi, duke mos shkuar as në shkollë.

Të miturit shprehen se nuk duan të largohen nga shtëpia që po jetojnë. Mësohet se njëri prej vëllezërve që është divocuar nga gratë është arrestuar, teksa familjarët e tyre kanë treguar se është tentuar që fëmijët të merren me forcë.

Sipas hallës së fëmijëve, policia është futur me forcë për të marrë fëmijët, ndërsa 6 fëmijët janë ngujuar në banesë e nuk dalin prej aty.

“Bënë çfarë ishte e mundur të gjithë psikologët dhe nënat, por nuk dëgjonin. Mesa kam parë unë, marrëdhëniet e fëmijëve me nënat e tyre ishin shumë të mira. Unë habitem si ikën. Fëmijët qanin, qëllonin policët u thonin kriminelë me uniformë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë me nënat e tyre, pasi kanë arsyet e tyre. Jam habitur kur kam dëgjuar çfarë kanë thënë fëmijët. Fëmijët kishin një muaj që nuk shkonin në shkollë. Edhe vëllezërve u thoja pse e bëjnë kaq të madhe. U thoja të keqen halla, e keni gabim, e keni nënë. Dje në drekë ngeli tavolina shtruar se po hanin bukë fëmijët. U traumatizuan.”– u shpreh halla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit