Dy vetëvrasje në burgjet shqiptare brenda gjashtë muajve

Dy vetëvrasje në burgjet shqiptare brenda gjashtë…

Një 51 vjeçar, i burgosur në burgun e Fierit është vetëvarur mbrëmjen e 24 majit. Ngjarja ndodhi në tualetet e burgut, dhe megjithëse u kap në kohë nga rojet e burgut, 51 vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Kjo është vetëvrasja e dytë në burgjet shqiptare në muajt e fundit.

Në dhjetor 2019, një i burgosur, që vuante nga probleme mendore dhe po mbahej në paraburgimin e 313-ës në Tiranë, vrau veten. Ai po priste vendimin e gjyqit për dënimin e tij pasi akuzohej se kishte vjedhur 1200 lekë.

Viktima vuante nga skizofrenia dhe kishte dokumentacionin mjekësor për ta provuar atë, përfshirë edhe kartelën mjekësore. Vendimi i gjykatës për ta lënë në arrest me burg dhe jo në arrest shëpia, ishte i pazakontë në këtë rast, pasi për të njëjtat vepra, madhe edhe më të rënda, gjykata vendos masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Shqipëria është kritikuar vazhdimisht për kushtet e këqija në të cilat mbahen të burgosurit dhe të arrestuarit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Helsinkit.

Ata kanë theksuar theksuan kushtet çnjerëzore dhe mungesën e kujdesit për të burgosurit, veçanrisht për ata me probleme mendore.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut shkruante se “kushtet e këqija dhe mungesa e kujdesit mjekësor, veçanërisht për të burgosurit me probleme mendore, ishin probleme serioze”.

Raportet gjithashtu theksojnë se edhe të burgosurit me probleme mendore mbahen në burgjet e zakonshme, ku mungon trajtimi specific mjekësor për to. /Exit.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit