Dy vetëvrasje nga depresioni ditën e sotme, të dy baballarë

Dy vetëvrasje nga depresioni ditën e sotme,…

Dy persona janë vetëvrarë nga depresioni mëngjesin e së mërkurës, veç e veç nga njeri tjetri por thuajse në të njëjtën kohë.

Vetvrasja e parë ndodhi në Kurbin në orën 6:20, në Fushë Milot. 59-vjeçari H.M është varur me litar në oborrin e shtëpisë. Policia ka shkuar për të hetuar ngjarjes.

Ndërsa më pas, rreth orës 6:55, një tjetër viktimë u regjistrua në fshatin Suk 1 të Roskovecit:: F.C, 48 vjeç ka vrarë veten me pistoletë në shtëpinë e tij. 

Mësohet se 48-vjeçari nga Suk 1 ishte familjar, i martuar me dy djem por që ishte zhytur në një kredi prej 50 milionë lekësh, të cilën me sa duket nuk po e paguante dot. Ai ka shfaqur probleme dhe herë të tjera; Policia ka shkuar dhe në ato raste kur shqetësimi është ngritur nga familjarët apo fqinjët, ndërsa sot jetën e tij nuk e shpëtuan dot.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit