Dy persona kanë humbur jetën në dy ngjarje të rënda të ndodhura në Tiranë dhe Kavajë.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në zonën e Alliasit në Tiranë, shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati. Si pasojë e rënies, ai ka humbur jetën.
Ndërkohë, mbrëmjen e 21 shtatorit, rreth orës 20:00, në Golem të Kavajës, shtetasi belg B. T., 48 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli. Edhe në këtë rast, 48-vjeçari ka humbur jetën.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave ndërkohë që shkaqet mbeten ende të paqarta.