Dy vite përgatitje për vrasjen e Nikulajt, Haxhia ofroi 500 mijë euro por në Shqipëri s’gjeti ekzekutor

Dy vite përgatitje për vrasjen e Nikulajt,…

Mësohet se Edmond Hoxha kishte dy vite që planifikonte eliminimin e Ardian Nikulajt, i cili u vra nga Ruben Saravia më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Askush në Shqipëri nuk e mori përsipër vrasjen e 51-vjeçarit, duke e konsideruar të vështirë, edhe pse ishin ofruar deri në 500 mijë euro.

Nikulaj e kishte nuhatur se diçka po përgatitej, ndaj prej të paktën 6 muajsh kishte rritur sigurinë dhe lëvizjen me makinë të blinduar. 

Duke u gjendur në këtë situatë, Haxhia nisi kërkimet për një vrasës jashtë vendit, derisa krijoi skuadrën me anëtarë nga Britania e Madhe dhe Portugalia.

Edmond Haxhia, solli në Tiranë 4 britanikët, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson si bashkëpunëtorë e informatorë dhe portugezin Ruben Saravia, si ekzekutorë. 

Të huajt mbërritën në Shqipëri njëri pas tjetrit, kamufluar si turistë, por që në fakt mision kishin vrasjen. 

Saravia e vëzhgoi për 2 muaj terrenin ku do të vriste biznesmenin dhe politikanin lokal të Lezhës, teksa bazën e qëndrimit e kishte tek shtëpia e Haxhisë në fshatin Kakarriq. 

Pas disa ditësh intensive vëzhgime, më në fund, agresori qëlloi drejt Nikulajt mesditën e 19 prillit, pasi u njoftua nga bashkëpunëtorët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit