Dy vjet pas restaurimit, degradon lagjia Muzeale në Elbasan, flasin banorët: Punime pa cilësi

Dy vjet pas restaurimit, degradon lagjia Muzeale…

Rrugëve në zonën muzeale të qytetit të Elbasanit te sapo restauruara, tani më janë në gjendje të mjerueshme.

Rreth dy vjet më parë për restaurimin e rrugëve të lagjes Kala u shpenzuan 35 milionë lekë.

Një prej banorëve më të vjetër të kësaj zonë mes trishtimit thotë se më keq se kaq nuk e ka parë këtë rrugë.

“60 vjet kam këtu. Më keq se këtu skam pare në asnjë qëndër arkeoligjike”, është shprehur banori per AbcNews.

Një tjetër banor thekson se punimet nuk janë bërë në të gjitha pjesët e rrugës me të njëtin standart.

“Janë përdorur lloje të ndryshme gurësh. Ndryshojnë si nata me ditën. Në pjesën e parë është e bukur. Pjesa tjetër ka nevojë për ndërhyrje”, ka theksuar një tjetër banor.

Projektuesi ka harruar të përfshijë në kthimin në identitet këtë rrugicë që të lidh me të dyjat rrugët që ishin pjesë e projektit për kthimin në identitet të lagjes muzeale, lagjes kala.

Rrugët në këtë zonë u inaguruan pa përfunduar dhe kanë sjellë pasoja të tjera.

Vetëm hodhën gurrë dhe rërë. Asnjë punë të mirëfilltë s’ka. Dhe kur u përurua punimet s’kishin mbaruar. Prishën dhe rrugët e kalasë u bllokuan kanalet e ujrave të zeza dhe probleme ka dimër behar.

Pas projektit të hartuar nga Bashkia e Elbasanit, tenderin e kësaj zone e shpalli drejtoria e monumenteve në Korçë. Pamjet e kësaj rrugë duhet të ishin kështu… Po me sa duket kompania që mori tenderin ka bërë punime pa cilësi dhe rrugët në lagjen Kala nuk duken as bukur si në foton e projektit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit