Dy vrasje në pak orë, policia merret me review-t negative ndaj shokëve të Ramës

Dy vrasje në pak orë, policia merret…

Dy vrasje brenda pak orësh në Shkodër dhe Kurbin janë një tjetër kambanë alarmi për sigurinë në vend. Ndërsa qytetarët përballen me frikën e krimit, konfliktet e vjetra dhe hakmarrjet që përfundojnë me viktima, një pyetje po bëhet gjithnjë e më e fortë, ku duhet të jetë fokusi i Policisë së Shtetit? Në rrugët dhe lagjet ku rrezikohet jeta e njerëzve, apo te komentet dhe review-t negative në internet?

Në një kohë kur krimi i rëndë duket se po sfidon institucionet, angazhimi i policisë në hetimin e ankesave online ndaj bizneseve të lidhur me Ramën ka ngritur pikëpyetje të mëdha. Bizneset mund të mbrojnë reputacionin e tyre me mjete të tjera, por qytetarët nuk mund të presin që policia të humbasë energji te komentet virtuale, ndërsa vrasjet, dhuna dhe kërcënimet vazhdojnë të jenë një realitet i hidhur. Misioni i policisë nuk është të mbrojë imazhin e bizneseve në internet, por jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Sot sfida më e madhe nuk është një review negativ, por një kriminel që lëviz i lirë, një konflikt që nuk parandalohet dhe një jetë që humbet. Një polici e fortë matet me aftësinë për të ndaluar tragjeditë përpara se të ndodhin, për të njohur problemet e komuniteteve dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve. Në një vend ku krimi godet pa paralajmërim, prioriteti duhet të jetë gjithmonë siguria e njerëzve, jo menaxhimi i kritikave në rrjet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit