Dy zjarre gjatë natës në Tiranë... lokali në qendër dhe një makinë në Kamëz

Dy zjarre gjatë natës në Tiranë… lokali…

Dy zjarre të ndryshme kanë ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, por që nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin.

Një lokal dhe një automjet në Tiranë janë përfshirë nga flakët. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur në kohë të ndryshme.

Mësohet se rreth orës 02:45, në rrugën “Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali.

Ambienti ka qenë i mbyllur dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.

Po ashtu dëme materiale ka pasur edhe në apartamentin sipër lokalit.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Ndërkohë, pak para mesnate, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një automjet.

Mjeti ndodhej në oborrin e banesës së shtetasit A.Z., i parkuar, dhe ishte në pronësi të shtetasit A.B., ku ka vetëm dëme materiale.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit