Dybala “heq qafe” koronavirusin, sulmuesi i Juventusi del më në fund negativ

Dybala “heq qafe” koronavirusin, sulmuesi i Juventusi…

Paulo Dybala është shëruar nga COVID-19.

Pas gjashtë javë vuajtje, ylli argjentinas ka dalë negativ në testet për sëmundjen koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Juventusit.

Pas dy testimeve të bëra siç e do protokolli, Dybala ka dalë negativ, duke u shëruar plotësisht.

Ai tani është i lirë të largohet nga vetizolimi.

Kujtojmë se Dybala ka qenë futbollisti i tretë i Juventusit i prekur nga COVID-19, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit