Dyfishimi i çmimit/ Kaos për patentat në Vlorë dhe Durrës, qytetarët: Ne e hëngrëm, po ju të rinjtë

Dyfishimi i çmimit/ Kaos për patentat në…

Vendimi për dyfishimin e çmimit të patentës ka bërë që në çdo qytet të krijohet kaos dhe radhë të gjata, pasi qytetarët nxitojnë të kryejnë procedurat përpara se të hyjë në fuqi vendimi. Sikur duket edhe nga pamjet, në qendrat shëndetësore në Vlorë është krijuar rrëmujë dhe kaos, situatë që përsëritet çdo ditë.

Janë vetëm dy mjekë që duhet të përballojnë fluksin e dërguar nga mjeku i familjes dhe situata është rënduar. Sipas qytetarëve, shkak për këtë numër në rritje të qytetarëve është bërë njoftimi për dyfishimin e çmimit. At shprehën se nxitojnë që të mbyllin tani procesin e regjistrimit, pasi me çmimi 850 mijë lekë nuk mund ta përballojnë.  “Ka shumë radhë, njerëz të acaruar, e gjitha për shkak të rritjes së çmimit”, thotë ajo.

E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Durrësit. Të pyetur nëse rritja e çmimit do të ulte abuzimet ,qytetarët janë shprehur se janë skeptik. Një prej tyre tha se kjo do të jetë një barrë më shumë për të rinjtë, pasi me këto rroga ky çmim nuk përballohet.

“Kemi 3 ditë në radhë, rrezik i morim ose jo, unë kam pas me marr 3 patenta , kam marr vetëm një se s’kemi mundësi. Neve shqiptarët e kemi mallkim mbrapa dhe këtë meritojmë. Unë jam 67-vjeç, e hëngrëm, po ju të rinjtë?. Me rrogat qe kemi nuk është e drejte fare.- janë shprehur banorët.

Kujtojmë se ky vendim është publikuar pak javë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Dhe ka krijuar shumë debate në opinionin publik. Madje nga marsi patenta në Shqipëri do të kushtojë më shumë se vendet e tjera të rajonit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit