Dyfishimi i çmimit të patentave, Gonxhe del kundër Konkurrencës: Plani ynë do të vazhdojë

Dyfishimi i çmimit të patentave, Gonxhe del…

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Bledi Gonxhja, del kundër Autoritetit të Konkurrencës dhe ka deklaruar se plani për dyfishimin e çmimit të patentave do të vazhdojë. Gjatë një interviste televizive Gonxhe tha se 100 deri në 200 euro më shumë janë të domosdoshme për një test të plotë. AI tha se do të vazhdojnë me planin e tyre me apo vendimin e Autoritetit.

“Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme.

 Nuk mund të ulim kokën në rërë si struci e të themi që jemi të varfër, ndërkohë që ne jemi shumë të pasur, paguam 403 milionë dollarë. Po kur vjen puna nuk duam ta bëjmë 100-200 euro më shumë atë testin e ta bëjmë të plotë, të mos jetë fiktiv. Pra, dua të them që ne nuk i ikim dot kësaj pune. Kjo punë kërkon edukatë, kërkon kulturë”, tha Gonxhe.

Kujtojmë se 10 marsi, Blendi Gonxhe deklaroi se për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë Lekë. Por, Autoriteti i Konkurrencës e rrëzoi këtë vendim pak javë më parë pas një hetimi që bëri me këtë çështje, duke thënë se do të lërë pasoja të pakthyeshme. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit