Dyfishohen rastet e dhunës në vend gjatë pandemisë

Dyfishohen rastet e dhunës në vend gjatë…

Në prill të 2020 ka pasur mbi 2 herë më shumë raportime për dhunë nga gra dhe vajza në vend krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

“Në prill, Linja Kombëtare për Gra dhe Vajza mori 975 telefonata raportuese krahasuar me 312 në prill të 2019-ës, dhe 90 për qind e tyre morën shërbime mbështetëse nga organizatat vendore që punojnë me çështjet e dhunës me bazë gjinore”, njofton Amabasada Amerikane pas takimit të Ambasadores Yuri Kim dhe Ambasadores së Suedisë Elsa Håstad me 13 përfaqësuese të organizatave në mbrojtje të gruas në vend.

Ambasadoret bënë thirrje policisë dhe institucioneve qeveritare të vepRojnë për të parandaluar dhunën ndaj gruas.

Exit News ka raportuar më parë se norma dhe ashpërsia e abuzimeve priten të rriten në ato raste ku ka pasur më parë dhunë në familje, ose që jetojnë me një partner të dhunshëm, dhe janë të detyruar të qendrojnë në shtëpi, pa qënë e mundur të largohen as për të shkuar në punë. /Exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit