Dyfishohet çmimi i patentës, Blendi Gonxhe: Synohet eleminimi i sekserëve!

Dyfishohet çmimi i patentës, Blendi Gonxhe: Synohet…

DPSHTRR ka vendosur që të dyfishojë çmimin e patentës për kategorinë B. Tashmë për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B, do duhet të paguani 85 mijë lekë të reja, ose 850 mijë lekë të vjetra.

Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike, me qëllim eleminimin e sekserëve dhe konkurrencën e pandershme mes autoshkollave.

“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve, të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit. Nuk mundet më të regjistrosh kursantë në autoshkollë në rast se nuk ke provuar në dokumentacionin e regjistrimit është kryer një proces i gjithi i formalizuar edhe i cili përfshin të gjitha kostot e domosdoshme minimale të autoshkollimit”, ka thënë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi brenda muajit Mars, parashikojnë që çdo autoshkollë duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat tatimore dhe orët që do zhvillojë secili aplikant për leje drejtimi. Sakaq, një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit