Dyndje njerëzish, Bashkia e Tiranës dështon me radhën. Rrezik për përhapjen e COVID

Dyndje njerëzish, Bashkia e Tiranës dështon me…

Radhë të gjata formohen prej ditësh, në sheshin e vogël para derës së Bashkisë së Tiranës, që të çon tek sportelet e shërbimeve.

Për të marrë një shërbim, qytetarët presin me orë të tëra.

Edhe pse po punohet me orare të zgjatura, ende nuk ka zgjidhe për problematikën e radhëve.

Në një foto të publikuar, shihet qartë si janë të grumbulluar njerëzit në radhë, pa mbajtur distancë.

Situata krijon rrezik të madh edhe për përhapjen e koronavirusit.

Po ashtu, autoritetet jo rrallë herë kanë fajësuar qytetarët për mosrespektim të rregullave për frenimin e përhapjes së COVID, që sipas tyre, kanë çuar në shtimin e rasteve të të infektuarve. Ndërkohë, nga ana tjetër, institucionet shtetërore po krijojnë terren për përhapjen e koronavirusit të ri.

/Burimi:Boldnews.al/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit