Dyndje vizitorësh në Korçë, vendasit të shqetësuar për COVID-19

Dyndje vizitorësh në Korçë, vendasit të shqetësuar…

Alarmi se shifrat e koronavirusit mund të rriten edhe me tej, nuk i frikëson aspak shqiptarët. Edhe pse në situatë të pazakontë shumë kanë zgjedhur të kalojnë ditët e festave të Nëntorit në Korçë, Dardhë apo Voskopojë .

Në Voskopojë,shumica e vizitorëve ishin të kujdesshëm për respektimin e masave anti-COVID. Por në Pazarin e Vjetër të Korçës nuk respektohej distancimi.

Bizneset e hotelerisë thonë se po tregohen rigorozë në zbatimin e protokolleve. Kontrollet e vazhdueshme të policisë por edhe frika nga infektimi, kanë rritur kujdesin për të mos neglizhuar masat.

Dyndja e vizitorëve gjatë fundjavave ka shqetësuar banorët e Voskopojës, të cilët ankohen se masat anti-COVID nuk respektohen, duke u bërë shkak për përhapjen e infektimit.

Fluksi i vizitorëve në fundjavë po mban në këmbë industrinë e turizmit të juglindjes, e goditur fort nga efektet e pandemisë./Meganews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit