Dyqanet 'KFC' në Shqipëri u shesin klientëve mish të infektuar me salmonelë

Dyqanet ‘KFC’ në Shqipëri u shesin klientëve…

Një skandal ka përfshirë së fundmi rrjetin e dyqaneve ‘KFC’ në Shqipëri, i cili është konstatuar duke shitur mish pule që rezulton të jetë i infektuar me salmonelë.

Në një investigim të bërë, përmendet se përfaqësuesi i ‘KFC’ në Shqipëri ka shitur të paktën 1 357 kg mish pule të infektuar me salmonelë, shkruan ‘Ora News.

Bakteri në fjalë bën kontaminimin e mishit, i cili në momentin që konsumohet nga klientët u sjell atyre pasoja shëndetësore si të vjella, dridhje në trup, dhimbje koke, infeksion të zorrëve dhe gjak në jashtëqitje. Sipas Bashkimit Evropian, salmonela konsiderohet një bakter me risk serioz për shëndetin e njëriut.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në Shqipëri janë importuar 1 535.04 kg mish pule i infektuar, por vetëm 177.12 kg është mundur të bllokohet. Pjesa më e madhe dhe konkretisht 1 357 kg është tregtuar nga dyqanet ‘KFC’ përpara se të bëhej bllokimi.

Vlen të theksohet se edhe pse ‘KFC’ përkujdeset që të reklamojë biznesin si të kujdesshëm në përzgjedhjen e pulave dhe furnizimit me mish, klientëve u është shitur mish i infektuar me salmonelë duke u kthyer në një kërcënim për jetën e tyre.

Përfaqësesit e kompanisë në përgjigjen e tyre kanë thënë se pas marrjes së këtyre informacioneve kanë ushtruar inspektime në magazinat e tyre, dhe kanë hequr mishin e infektuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit