Dyshohej se ishte infektuar me COVID-19, del përgjigja e analizës për të riun që vrau adoleshenten greke. Një ditë më parë në sallën e gjyqit ishte pushtuar nga ethet

Dyshohej se ishte infektuar me COVID-19, del…

23-vjeçari Roditis, i cili u akuzua për dhunimin dhe vrasjen e adoleshentes greke, Eleni Topaloudi, u dërgua në spital me ethe dhe mjekët e konsideruan një rast të dyshuar të koronavirusit. Por pergjigja e analizave ka rezultuar negative, çka do te thote se Roditi nuk eshte infektuar nga koronavirusi.

I akuzuari, gjatë procedurës së djeshme, në Gjykatën e Athinës u ankua se kishte ethe dhe ndjente dridhje. Ai u dërgua mbrëmë në spital dhe menjëherë iu nënshtrua një testi për të përcaktuar nëse ai kishte sëmundje COVID-19. Sipas informacionit, simptoma e vetme e paraqitur nga i pandehuri i ri ishte ethet, ndërsa deri më tani rezultati nga testi i zbulimit të koronavirusit nuk është bërë i ditur dhe 23-vjeçari mbetet në një zonë të veçantë të spitalit, shkruajne mediat greke.

23-vjeçari, Roditis, duke iu përgjigjur pyetjeve nga prokurori i selisë dje, u ankua se kishte ethe dhe të dridhura. Prokurori e kuptoi që i akuzuari kishte një problem dhe i tha: “duket se po dridhesh, vish xhaketën nëse ke ftohtë”. Dhe çështja u ndal atje …

Lajmi për pranimin e papritur në spital të 23-vjeçarit Roditis, shkaktoi shqetësim të madh për ata që ishin në të njëjtën sallë gjyqi në Athinë, gjyqtarët, juristët, avokatët, oficerët e policisë, gazetarët dhe teknikët e ekuipazheve televizive. / Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit