Dyshohej se u dogj në makinën e tij, gjendet i gjallë biznesmeni italian i zhdukur në Shqipëri

Dyshohej se u dogj në makinën e…

Pas disa muajsh kërkime, tashmë është bërë e mundur gjetja e biznesmenit italian që u raportua i zhdukur në vendin tonë. Pas dyshimeve se ai mund të ishte djegur në makinën e tij, Davide Pecorelli është gjetur i gjallë në një gomone të braktisur pranë ishullit Toscana. Rikujtojmë se mjeti i tij u gjet i djegur në Pukë dhe prej atij momenti, nuk ka pasur asnjë lajm prej tij. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “La Nazione”, që ka marrë prononcimin e gruas së 45 vjeçarit, e cila thotë se kishte folur në telefon me bashkëshortin e saj dhe ai ishte mirë. Po ashtu babai i biznesmenit u shpreh shumë i lumtur dhe tha se mezi priste ta takonte.

Babai i Davides:

Unë do ta përqafoj atë, pastaj do t’i tërheq veshët. Unë po shpresoja për të, edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë: ajo menjëherë më tha se kishte folur me Daviden dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi në ato anë.

Biznesmeni i cili ishte babai i 4 fëmijëve ishte zhdukur në Pukë ku kishte shkuar për një udhëtim pune.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit