Dyshohen si autorë të vrasjes që tronditi Gjermanin, prangosen në Spanjë dy shqiptarët

Dyshohen si autorë të vrasjes që tronditi…

Autoritetet në Spanjë kanë prangosur dy shqiptarë, teksa dyshohen se janë autorë të një vrasje që ka ndodhur dy vite më parë në qytetin Volfsburgut në Gjermani.  Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Orgest Kurteshi dhe Eglis Veraj. Pritet që këta të fundit pas arrestimit, të ekstradohen drejt Gjermanisë. 33-vjeçari, Orgest Kurteshi dhe 27-vjeçari Eglis Veraj, akuzohen për një vrasje të ndodhur në gusht të vitit 2019, në Vorsfelde të Volfsburgut, ku mbeti i vdekur një 20-vjeçar. Gjithashtu në këtë krim mbeti i plagosur një 31-vjeçar. Për kapjen e autorëve, policia në Spanjë organizoi skuadrën prej 25 anëtarësh të quajtur “Tattoo”, pasi pak kohë para se të vriteshin, dy të rinjtë sapo kishin dalë nga një studio tatuazhi. Pista e hetimeve është përqendruar tek prishja e pazareve të drogës, ndërsa pritet zbardhja e rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit