Dyshohet se bashkëpunoi me Klodian Çalamanin, gruaja e akuzuar dëshmon në polici

Dyshohet se bashkëpunoi me Klodian Çalamanin, gruaja…

Para pak ditësh qyteti i Fierit dhe e gjithë Shqipëria u trondit pas ngjarjes së rëndë, ku një fëmijë i mitur u rrëmbye, u vra me lopatë dhe më pas u mbulua me baltë nga një person. Bëhet fjalë për vrasjen në mënyrë tragjike të 8-vjeçarit, Mateo Vasiu nga fqinji i tij ‘monstra’ Klodian Çalamani. Ngjarja u bë jehonë kudo, teksa varrosjes së trupit të pajetë të Mateos, familjarët kërkuan drejtësi me dënim të rëndë ndaj autorit. Por hetimi i kësaj tragjedia ka sjellë në dritë dëshmi të reja nga të afërm të të ndjerit.

Pas këtyre, vrasja e Mateos dhe bashkëpuntorët në këtë ngjarje kanë krijuar një mister. Sipas prindërve të cilët janë tejet të tronditur pas humbjes së djalit të tyre të vogël, pas vrasjes në mënyrë makabre të Mateos dyshohet të jetë e përfshirë dhe një grua e cila mund të ketë qenë bashkëpunëtore në krim. Pas dyshimit të prindërve policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje gruan që sipas prindërve të mateos fshihet pas ngjarjes. bëhet e ditur se gruaja ka dhënë dëshminë e saj në polici, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për deklaratën që ajo ka bërë para ‘bluve’. Veç prindërve, dyshime se kjo grua mund të jetë fshirë pas vrasjes ka hedhur edhe tezja e të ndjerit Mateo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit