Dyshohet se është vrarë, gjendjet i vdekur një 34-vjeçar në Fushë Krujë

Dyshohet se është vrarë, gjendjet i vdekur…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë në lagjen “Bakishe Visha”. Mësohet se është gjendur i pajetë trupi i shtetasit me iniciale I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Mësohet se ai kishte nje plagë në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Fushë Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit