Dyshohet se i rrahu nënën, 31-vjeçari në Shkup vret me thikë të atin

Dyshohet se i rrahu nënën, 31-vjeçari në…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Shkup, ku një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se i mori jetën babait të tij me thikë gjatë një sherri në banesën familjare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në një apartament në zonën e Bit Pazarit.

Nga informacionet paraprake rezulton se 52-vjeçari me inicialet E.L., i cili dyshohet se ndodhej nën efektin e alkoolit, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 54 vjeçe. Në përpjekje për të ndërhyrë gjatë konfliktit, djali i çiftit, 31-vjeçari me inicialet B.Xh., dyshohet se e goditi të atin me thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Pas marrjes së njoftimit, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin rreth orës 23:00.

Gruaja e lënduar u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku mori trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i 52-vjeçarit është dërguar për kryerjen e autopsisë, ndërsa organet kompetente vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit