Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 61-vjeçari në Lushnjë

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur,…

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 61-vjeçar me akuzën e ngacmimit seksual të një të miture.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Kanë qenë familjarët e të miturës që kanë denoncuar të moshuarin dhe kanë ngritur akuzat ndaj tij, teksa materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit