Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Gjyshaj të Lushnjes.
Ka dyshime se 45-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Trupi i pajetë u gjet nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit rreth orës 22:00.
Hetimet për ngjarjen janë në vazhdim dhe një grup i posaçëm hetimor është ngritur dhe po merret me zbardhjen e detajeve.