Dyshohet se u përdhunua një 15 vjeçare në Skënderaj, policia ndalon një person

Dyshohet se u përdhunua një 15 vjeçare…

Një person nga Skenderaj është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur të po kësaj komune.

“Policia e ka intervistuar një një person nga zona e Skenderajt që dyshohet se ka pasë kontakt seksual me një të mitur. Ai është në ndalim, ndërsa vajza duhet të shkojë për ekzaminime të mëtejshme”.

Klan Kosova merr vesh se e mitura është 15 vjeçare, ndërsa ai që po dyshohet se e dhunoi është rreth moshës 21 vjeç.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit