Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij, arrestohet 26 vjeçari në Durrës

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj babait dhe…

Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

I arrestuari, J.Gj, 26 vjeç akuzohet për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj babait dhe vëllait të tij në banesën e tyre, në Shijak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

burimi: tpz
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit