
Bledar Selmanaj, i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullari është rrëfyer sot në “News 24” në në linjë telefonike brenda në burg.
39-vjeçari Selmanaj tha se e kishte shok Xhulianon dhe se nuk e kishte vrarë ai, por Xhuliano i kishte kërkuar ta shoqëronte deri në Vlorë, ku e prishte në shok i tij.
Pas publikimit të emisionit në rrjetin zyrtar të tij, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënës së viktimës, e cila është shprehur drejtpërdrejtë me akuzën. Ajo ka kërkuar që Selmanaj të marrë të njëjtin dënim si i biri, teksa i ka kujtuar se janë kamerat e rrugës që tregojnë gjithçka ka ndodhur kur iu vra i biri.
Nëna e Xhulianos tha:
“Të mos mbahen me bukë këto skizofrenë. Vriteni plehrën, se më vrau tim bir pa asnjë shkak të vogël. A ka shtet këtu apo jo. Më zien gjaku kur e dëgjoj atë plehrë që trillon për interesat e veta. Jam e gatshme ta mbys me duart e mia. Po ai nuk i ka bërë mirë llogaritë, se çfarë ka folur herën e parë dhe se ç’po flet tani. Harron që kamerat e rrugës e çojnë deri te vendi që vrau tim bir. Po nëse ka shtet dhe njerëz që e dinë ç’është dhimbja dhe se sa nëna do të bëjë të vuajnë si unë mbi gjakun e tim biri se ai është injorant duhet të marrë të njëjtin dënim që i dha tim biri”, shkruan nëna e viktimës.