Dyshohet si ‘ekzekutuesi kryesor’ zbulohet emri i 22 vjeçarit që akuzohet për vrasjen e katër personave

Dyshohet si ‘ekzekutuesi kryesor’ zbulohet emri i…

‘Panorama’ ka mundur të sigurojë emrin e autorit tjetër të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhiu dhe vrasjen e dy personave të tjerë rreth një muaj më parë.

Mësohet se 22-vjeçari që dyshohet si ekzekutori kryesor në të dyja ngjarjet është Klevis Alla, për të cilin u dha masa arrest me burg nga Gjykata e Durrësit.

Vrasja e vëllezërve Haxhiu

Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr. 7, në Spitallë. Besmir Haxhia, 36 vjeç, dhe vëllai i tij më i vogël, Viktor Haxhia, 27 vjeç, rezultojnë me disa biznese në këtë zonë. Sipas informacioneve nga Policia, bizneset që dy vëllezërit kanë, janë një lavazh, një Exchange dhe një kompani “BVAUTO”, me shërbim karrotreci dhe dhënie me qira të automjeteve.

Të gjitha këto biznese, rezultojnë në emër të 27-vjeçarit Viktor Haxhia. Ky i fundit rezulton të jetë diplomuar një vit më parë për avokat, ndërsa ishte anëtar i Dhomës së Avokatisë në Durrës.

27- vjeçari nuk rezulton të ketë ndonjë të shkuar kriminale, çka mund të sillte edhe ngjarjen e djeshme.

Vrasja e ndodhur ne 2 mars 2020

Ngjarja e rende ndodhi në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja” ne Durrës. Ne atentat, mbeten te vrare Shkoza 35 vjeç dhe Avdia, 24 vjeç.

“Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal”- tha Veliu gjatë deklaratës së djeshme për mediat, ku njoftoi zbardhjen e atentatit të dyfishte në Durrës.

Pas atentatit të dy vëllezërve, burime nga hetimet thanë se bashkuan dy dosjet, të Haxhiajve dhe të dy të rinjve që u ekzekutuan në fillim të marsit, pasi dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para.

Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se një kilometër nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit