E akuzoi për fyrje, Salianji fiton gjyqin ndaj Kokalarit

E akuzoi për fyrje, Salianji fiton gjyqin…

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e SPAK-ut ndaj Evi Kokalarit. Kjo e fundit e akuzoi për fyrje deputetin.

Gjithçka nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një skizofrene.

Më tej deputeti u shpreh se bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.

Kjo ka bërë që Kokalari të bëjë një padi ndaj Salianjit dhe filimisht të fitojë gjyqin ndaj tij për shpifje. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi Salianjin me 50 mijë lekë gjobë, por Apeli vendosi në favor të tij.

Në 9 vite opozitë Salianji është proçeduar dhe paditur më shumë se 600 herë, paditë për shpifje nga drejtuesit me te larte te qeverise dhe deputetë të Partise Socialiste, po ashtu procedime nga policia dhe prokuroria per organizim protestash apo kundershtim të forcave të policisë gjatë tubimeve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit