E akuzon atë se e mbylli në hotel dhe e drogoi me kokainë, dalin pamjet e Maradonnës në shtrat me 16 vjeçaren

E akuzon atë se e mbylli në…

E dashura e të ndjerit, legjendës së futbollit Diego Maradona-s, Mavys Alvarez, rrëfeu një histori me ish-numrin 10 që kishte ndodhur kur ajo ishte vetëm 16-vjeçe. Ajo ka treguar momentin kur ai i dha asaj kokainë.

Alvarez:

Diego më mësoi drogën, isha akoma 16-vjeçe.Unë u përpoqa, por nuk munda të dilja. Ishte një spirale. Kur hoqa dorë nga droga, kalova tek alkooli. Është e vështirë të flasësh për këtë para kamerës, vërtet.

Pas kësaj, së fundmi janë publikuar edhe pamjet e Diego-s në një shtrat me vajzën në fjalë e cila asokohe ishte vetëm 16-vjeçe. Maradona shihej teksa mbante kamerën në duar ndërsa dyshja ishte shtrirë në shtrat dhe në sfond dëgjoheshin komentatorët e futbollit.në dhomë.

Akuzat kanë nxitur një rast trafikimi njerëzor kundër rrethimit të ikonës së ndjerë dhe kanë hedhur një hije mbi atë që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit ndonjëherë.

Marrëdhënia e tyre u mbajt e fshehtë për kaq gjatë nga frika se familja e saj që ende jeton në Kubë do të persekutohej nga regjimi, i udhëhequr nga diktatori Castro, thotë ajo. Ajo shtoi se Maradona dikur e prezantoi atë me Castron i cili i vuri krahët dhe e pyeti futbollistin se si ishte takuar me një vajzë kaq të bukur. Ajo pretendon se Castro i dha një leje të veçantë për të lënë Kubën, të cilën qytetarët e kishin të ndaluar ta bënin në atë kohë, për të marrë pjesë në një ndeshje përkujtimore të Maradonës në Argjentinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit