E-albania jashtë funksionit prej ditësh, qytetari në Berat nuk aplikon dot për certifikatë lindjeje

E-albania jashtë funksionit prej ditësh, qytetari në…

Platforma shtetërore e-Albania vijon të jetë jashtë funksionit duke i lënë qytetarët të bllokuar për shërbimet bazë. Një qytetar shkruan se sistemi nuk hapet fare dhe nuk mund të aksesohet as nga aplikacioni as nga uebsajti. Qytetari denoncues shkruan se dhe në zyrën e prefekturës së Beratit i është konfirmuar se sistemi nuk punon prej ditësh.

Qytetari ka aplikuar për një certifikatë lindjeje që prej dy javësh por ende nuk e ka marrë dot edhe pse i duhet urgjent për dokumentet jashtë vendit. Ndërprerja ka shkaktuar stres të panevojshëm, teksa AKSHI merr miliarda lekë për mirëmbajtjen e e-Albania që nuk i justifikon në praktikë, pasi më shumë është jashtë funksionit se sa në shërbim të qytetarëve.

“Pershendetje JOQ. Dua te bej nje dononcim per e.Albenia eshte jashte sistemit nuk hapet si program. Nuk hapet fare, kam qe ne mëngjes. Nuk punon, keshtu me than sot edhe te prefektura e beratit sot ka 5 dit qe nuk ka sistem me duhej nje certefikat nga akti i lindjes kam 2 jave qe kam aplikuar edhe nuk ka dale me duhet per dekumentat jashte shtetit e nuk po i marim dot”, shkruan qytetari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit